Mijëra persona kanë protestuar në Paris dhe qytete të tjera franceze në javën e katërt të revoltës kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore për të hyrë në ambiente publike.

Parlamenti francez miratoi ligjin, më 5 gusht, ndërkohë që vaksinimi kundër Covid 19 u bë i detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë.
Për të hyrë në bare, restorante, trena e spitale, qytetarët duhet të parqesin pasaportën e gjelbër që dëshmon se janë vaksinuar, kanë një test negativ të Covid 19 ose e kanë kaluar tashmë virusin.

Nuk jam dakord, ata që duan të vaksinohen mund të bëjnë çfarë të duan. Unë nuk jam anti-vaksinës, por jam kundër pasaportës, është diskriminuese! Prej dy javësh, kam bojkotuar çdo restorant e kinema. Më vjen keq, por nuk do të shkoj! Nuk mund të bëj test PCR sa herë që dua të ha në restorant”, shprehet një protestuese.

Italia, e cila ndoqi shembullin e Francës, po ashtu kërkon pasaportën e shëndetit për të hyrë në muze dhe atraksione të tjera turistike. Mbio 2.000 persona protestuan dje në Romë, teksa e konsideronin ligjin antikushtetues dhe përçarës.

Ndërkohë, qindra qipriotë kanë protestaur para pallatit presidencial kudnër vaksinimit. Të premten qeveria vendosi aplikimin e vaksinës anti Covid te fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, teksa vendi po përballet nme valën e kaëtrt të koronavirusit.

Top Channel