Fituesi në fuqi i FA Cup, Leicester City, e nisi sezonin me trofe, pasi triumfoi 1-0 përballë skuadrës kampione të Manchester City-t në Community Shield.

Një penallti e akorduar në fundin e takimit, e shndërruar në gol nga Kelechi Iheanacho, mjaftoi që “Dhelprat” të ngrinin lart trofenë e parë sezonal, i dyti i këtij lloji në historinë e tyre 137-vjeçare.

Me një formacion ku ndër emrat më të rëndësishëm ishin Gundogan dhe Mahrez, Citizens nuk u shfaqën në lartësinë e duhur për të mposhtur një kundërshtar që u kishte besuar lojtarëve më të mirë.

Debutim me humbje për lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik, Jack Grealish, që u aktivizua në minutën e 65-të, por pa mundur t’i ofrojë diçka speciale City-t, skuadër me të cilën është bashkuar zyrtarisht vetëm disa ditë më parë.

Top Channel