Brazili kampion olimpik për herë të dytë radhazi. Skuadra e drejtuar nga Andre Jardine mposhti 2-1 Spanjën në “International Stadium” të Yokohamas pas 120 minutave lojë, teksa koha e rregullt u mbyll barazim 1-1.

Richarlison pati mundësinë për t’i dhënë avantazhin Brazilit në minutën e 38-të, por nuk ia doli të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë përballë Simon. Gjithsesi, në kohën shtesë të fraksionit hapës e tundi rrjetën Cunha, pas asistit të marrë nga Dani Alves, futbollistit rekordmen me plot 43 trofe të rëndësishëm të fituar në karrierë.

Oyarzabal ktheu ekuilibrin në rezultat në minutën e 61-të, me gjyqtarin australian Beath që në fund ishte i detyruar të mbyllte takimin, për ta çuar në shtesë.

Pikërisht në minutën e 105-të Malcom realizoi një gol të rëndë, që i vlejti trofenë Brazilit, ekipit me të mirë në “Tokio 2020”.

Top Channel