20/12 11:05
Festivali Dokufest ka hapur dyert e skenave të kinemave në edicionin e 20-të.
Sipas drejtorit gjeneral të festivalit, Eroll Bilibani vlerën e këtij përvjetori e ka shtuar premiera e filmit kosovar të metrazhit të shkurtë “Pa vend” që garoi për “Palmën e Artë”, në festivalin prestigjioz të filmit, të Kanës.
Regjisori i filmit, Samir Karahoda thotë se filmi po jepet në kohën e duhur dhe vendin e duhur, pasi i njëjti flet për sukseset dhe sfidat e klubit të suksesshëm të pingpongut “Lidhja e Prizrenit”.
Përkundër se pandemi, drejtori artistik i festivalit, tregon se numri i filmave dhe dokumentareve garuese ka qenë i madh, dhe prej tyre janë përzgjedhur rreth 230.
Top Channel