Italia vijon ‘luftën’ me vatrat e zjarrit, ndërsa meteorologët kanë parashikuar temperatura jashtëzakonisht të larta për ditët në vazhdim.

Sipas mediave të huaja, më kritike paraqitet situata në Sicili, ndërsa kryetari i rajonit Nello Musumeci ka bërë me dije se për shkak të situatës së krijuar ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi shpallur një gjendje krize dhe emergjence për gjashtë muaj për shkak të zjarreve serioze që kanë ndodhur tashmë që nga fundi i korrikut dhe rrezikut të përhershëm për javët e ardhshme, për shkak të situatës klimatike”, pohoi ai për mediat.

Ndërkohë në Siçili janë shënuar dy viktima, dhjetëra familje janë zhvendosur dhe një pjesë e të gjithë zonës Grecan të provincës së Reggio Calabria është shkatërruar. Viktimat janë Antonino Cilione, 34 vjeç dhe halla e tij Margherita Cilione, 53 vjeç të cilët vdiqën të asfiksuar nga tymi, në përpjekje për të shpëtuar fermat e tyre me ullishte dhe gështenja.

Italia Jugore duket se do të përballet me temperatura të tjera të larta gjatë ditëve në vijim, që pritet të arrijnë 40 gradë Celsius të dielën, madje më pas edhe në 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik meteo.it.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA