20 vite luftë që nuk vlejtën asgjë/ Ushtria amerikane po tërhiqet, por Lindja e Mesme mbeti në kaos

06/08/2021 03:23

Skena është bërë tepër e njohur dhe familjare tashmë. Në fushat e pluhurosura të Afganistanit, një shteg refugjatësh shkon drejt kryeqytetit të rrethuar. Në rrugët e Kabulit, një makinë bombë jashtë shtëpisë së ministrit të Mbrojtjes vret 8 persona.

Në qytetin perëndimor të Heratit, njerëzit grumbullohen në shtëpitë e tyre teksa raketat e armikut bien si shi. Dhe në provincën jugore të Helmand, ku qindra ushtarakë britanikë humbën jetën vitet e fundit, dhjetëra trupa civilë qëndrojnë të kalur në mes të rrugëve.

Kjo është panorama e Afganistanit, ku talebanët e ringjallur kanë arritur fitime të jashtëzakonshme së fundmi. Në pjesën më të madhe të vendit, flamuri i tyre i bardhë valëvitet i pakontrolluar. Ka kaluar gati një çerek shekulli, dhe lajmet vijojnë të jenë të njëjta.

MIZORITË

Në vetëm pak javë bëhen 20 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork. Pikërisht ndaj këtyre mizorive, Tony Blair dhe George Bush filluan Operacionin e “Lirisë”, duke premtuar se do të shpërbëjnë kampet terroriste të al-Kaedës, do përmbysin talebanët dhe do të fusin popullin afgan në demokraci.

“Operacioni i Lirisë së Qëndrueshme”, sa ironik tingëllon ky emër sot. Për popullin afgan, liria tani është në fije të perit. Që nga pranvera, kur Presidenti Joe Biden, njoftoi se ushtari i fundit amerikan do të largohej nga Afganistani këtë muaj, talebanët kanë kryer sulmet më të pamëshirshme.

Por çfarë u arrit në këto 20 vite? “Le të rregullojmë botën rreth nesh,” thoshte Tony Blair. “Dua të luftoj për liri që nga shkretëtirat e Afrikës deri në lagjet e varfra të Gazës. Të çmontojmë boshtin e se keqes që kërcënon paqen në botë”. Ai përmendi tre regjime në veçanti: Iranin, Irakun dhe Korenë e Veriut. Sa naiv ngjan ky fjalim sot. Regjimi në Iran ende qëndron, Koreja e Veriut ende ka një diktator dhe mban stok 40 armë bërthamore.

MASAKRAT

Sa i përket Irakut, historia është dëshpërimisht trishtuese. Masakra nga pushtimi anglo-amerikan i vitit 2003, u ka kushtuar të paktën 150 mijë jetë e ndoshta ndoshta më shumë se 1 milionë. Dhe Iraku nuk është në paqe. Nuk ka qenë kurrë në paqe. Nëse luftohet çdo ditë me bombardime, cili është kuptimi i fjalës “Luftë kundër terrorit” ?

Shumë ushtarë perëndimorë humbën jetën në Afganistan dhe Irak, dhe për çfarë? Ndërsa talebanët po ngrihen gjithnjë e më të fortë, “të vdekurit” duhet të pyesin veten: A ia vlejti e gjitha kjo?/Gazeta Shqip

Top Channel