Vajza e këngëtarit të famshëm Fetty Wap ka ndërruar jetë në moshën katër vjeçare.

Disa ditë pas tragjedisë është mësuar se vajza ndërroi jetë nga aritmia për shkak të anomalive kardiake.

4-vjeçarja Lauren Maxwell kishte probleme me rrahjet e zemrës që prej lindjes. Lajmin tragjik të ndarjes nga jeta e bëri me dije vetë nëna e vajzës, Turquoise Miami.

Vdekja ka hidhëruar familjen dhe miqtë e tij. Fetty Wap ka edhe 5 fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme.

Fetty Wap, emri i vërtetë i të cilit është Willie Junior Maxwell II dhe nëna Turqoise Moutain i dedikuan një postim prekës vajzës së tyre.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel