Qeveria e RMV-së informon se në seancën e sotme të mbajtur në mëngjes, ka sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në afat prej 30 ditëve, për shkak të përhapjes së zjarreve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se vendimi për shpalljen e gjendjes së krizës në të gjithë territorin e shtetit, është marrë për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të tyre.

Nga Qeveria thonë se për këtë vendim do të njoftohen edhe presidenti i shtetit dhe Kuvendi.

Gjithashtu theksojnë se presidentit të shtetit i është propozuar të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të armatës, në menaxhimin me gjendjen e krizës.

Poashtu, Shtabi Kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza është urdhëruar të fillojë menjëherë përgatitjet e planit aksionar për parandalimin dhe manaxhimin me zjarret.

Ndryshe, pas përhapjes së zjarreve, Sllovenia, Serbia dhe Bullgaria e kanë ndihmuar Maqedoninë për menaxhimin e situatës me zjarret në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA