Gazetar i njohur, Marin Mema ishte i ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”, në një intervistë shumë të veçantë, pikërisht nga vendi i tij i origjinës, Kolonja.

Si rrallëherë, Marini foli edhe për jetën personale dhe arsyen pse ka vendosur ta mbajë larg rrjeteve sociale vajzën e zemrës.

“Është zgjedhje e të dyve, është zgjedhje edhe e imja për t’i mbajtur gjërat e mia për vete. Është më bukur kur ti gjërat private i mban për veten tënde. Njerëzit mua më njohin për Marinin që ka dëshirë të zbulojë Shqipërinë, për të sjellë ato vështirësitë, problemet, për të sjellë ato gjërat e bukura. Dhe Marinin e kanë zgjedhur për këtë pjesë, kurse pjesa private nuk është një gjë që do të ishte në interesin e njerëzve”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj nëse e sheh të largët ditën që të vijë bashkë me fëmijët në Kolonjë, Marini u përgjigj: “Këtu patjetër që do t’i sjell dhe jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë”.

Ori Nebijaj: Por sa të largët e sheh, sepse nuk është kollaj të jesh babi dhe të jesh gjithë kohës në terren?
Marin Mema: Këtë se di, duhet të bëhem njëherë babi.
Ori Nebijaj: Po e mendon?
Marin Mema: Po patjetër, nuk ka njeri që mos e mendojë të bëhet babi ose mami. Patjetër që unë do t’i sjell në vendin ku kam origjinën, pavarësisht se unë jam lindur dhe rritur në Tiranë.

Top Channel