Video/ Bebe Rexha ia merr valles mes tupanave, marton vëllanë me dasmë shqiptare
Dojna Mema dhe Vlashent Sata, pa asnjë dyshim janë ndër çiftet më të dashur për publikun.
Moderatorja ishte sot pjesë e “Pushime On Top”, ku tregoi më shumë për Za Fest dhe rolin e saj në këtë festival.
“Sa dorë ke ti te ky edicion?”- e pyeti moderatori Flori Gjini.
“Vlashenti thotë një shprehje shumë të lezetshme: ‘unë jam shefi, por kjo është shefi i shefit. Me thënë të drejtën unë jam kujdesur më shumë për pjesën e marrëdhënieve me publikun, marketingun digjital. Vlashenti është ai që ka krijuar të gjithë idenë e këtij festivali, ndaj të gjitha meritat i shkojnë patjetër atij. Unë kam qenë suport shumë i mirë.
Vlashenti nuk më le fare dorë te pjesa e repertorit, ashtu siç unë nuk i le fare dorë Vlashentit të ndërhyjë te emisionet dhe intervistat e mia“, u shpreh Dojna.
Top Channel