Shqipëria merr makina të vjetra/ Importet rriten, por 60 përqind e mjeteve janë mbi 10 vjet

04/08/2021 19:55

Shqiptarët po vazhdojnë të blejnë makina të vit prodhimeve të vjetra.

Të dhënat e Drejtorisë së Transportit Rrugor tregojnë se nga 33 mijë regjistrime që janë bërë në gjashtëmujorin e parë të 2021, rreth 60% e makinave janë të vit-prodhimit 2005-2009.

Ndërkohë vetëm 33% e tyre janë të 2010-ës e sipër, që plotësojnë edhe standardet e vendosura nga qeveria në lidhje me normat e ndotjes.

Mjetet motorike në Shqipëri kryesisht vijnë nga shtete si Italia, Gjermania, Zvicra dhe Kanadaja. Ndërsa për preferenca duket se konsumatori shqiptar preferon ato gjermane tregojnë të dhënat.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit shprehet se 70% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura dhe sipas tij shumë blerës bëhen pre e mashtrimeve.

Niveli i ndotjes nga emetimet e karbonit të makinave është bërë një fenomen shqetësues sidomos në kryeqytet, ku edhe numri i regjistrimit të makinave është më i lartë. Politikat e qeverisë për të ndalur këtë fenomen nuk kanë funksionuar pavarësisht rregullave të importit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA