25/11 22:20
Numri i të infektuarve me COVID në Lojërat Olimpike të Tokios ka shkuar në 322.
U raportua se u zbuluan të paktën 29 raste të reja që përfshinin tre notarë grekë.
Komiteti Olimpik Grek një ditë më parë theksoi se ekipi i tij do të tërhiqet nga gara pasi notarët ishin infektuar me COVID.
Komiteti organizator i Lojërave Olimpike të Tokios tha se gjithsej 322 infektime janë raportuar deri më tani, gjatë lojërave më të mëdha në botë.
Ndërkohë, Tokio, qyteti i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, raportoi 4.166 raste të reja me koronavirus.
Deri më tani, Japonia ka raportuar gjithsej 956.407 raste, përfshirë 15.219 vdekje.
Top Channel