Bashkia e Durrësit ka miratuar përdorimin e fondit të dhënë nga qeveria, për menaxhimin e mbetjeve në qytet.
Gjatë sezonin veror, kur numri i qytetarëve në qytet disa fishohet, me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve, Durrësi u përball me një krizë të rëndë mjedisore. Koshat me plehra qëndronin të mbushur për ditë me radhë, duke ndotur mjedisin dhe duke krijuar pamje të pakëndshme për këdo.
Vendimi i Bashkisë Durrës:
Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ku ka miratuar një vendim të rëndësishëm:
– Për miratimin e përdorimit të fondit të përfituar në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 496, datë 30.07.2021 “Për miratimin e kërkesës së bashkisë Durrës për mbështetje financiare nga qeveria qendrore për menaxhimin e mbetjeve”.
Top Channel