Disa shtete planifikojnë dozën e tretë të vaksinës, OBSH i kritikon: Po vendet e varfra?

04/08/2021 22:26

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër Covid 19.

Disa shtete po planifikojnë një dozë të tretë, në një kohë kur vendet e varfra nuk kanë siguruar ende vaksina.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se programet e dozave përforcuese, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.

Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.
Shtetet me të ardhura të vogla kanë siguruar 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndërhyjmë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.

Thirrja vjen teksa raportohen raste në rritje të infektimeve, për shkak të Deltës, një variant më ngjitës i koronavirusit.

Top Channel