Liverpooli i rinovon kontratën një prej mesfushorëve më të spikatur që ka në skuadër.

Braziliani Fabinho ka zgjatur zyrtarisht bashkëpunimin me The Reds deri më 30 qershor të vitit 2026. Fabinho është pjesë e Liverpoolit që prej vitit 2018 kur u transferua nga Monaco për 50 milionë euro.

Rinovimi i Fabinhos është vetëm i pari i një liste të gjatë që ka Liverpooli me emra si Mane, Van Dijk e Salah që do të jenë të radhët që do të rinovojnë.

Top Channel