Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë, sekuestrohet 57 kg kanabis
Tetë persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.
Një 37-vjeçar, i identifikuar me inicialet Gj.D., është arrestuar pasi ka vjedhur biçikletën e një personi me incialet S.C. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i 42-vjeçarit i identifikuar me incialet G. Xh., i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.
Një tjetër person, i identifikuar me inicialet B.N., 40 vjeç është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidentifikuar) i kanë vjedhur portofolin me forcë shtetasit S.S.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Gj. N., 49 vjeç, A. A., 26 vjeç, B. D., 50 vjeç dhe F. V., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel