Për’puthen në audicione të reja/ Çdo ditë në orën 10:00 mund të plotësoni kërkesën pranë Top Channel

02/08/2021 18:54

Fenomeni televiziv Per’puthen vjen sërish me sezonin e ri televiziv ku të rinj dhe të reja mund të bëhen pjesë dhe të kthehen në personazhin më të pëlqyer për publikun.

Vetëm para pak kohësh Përputhen mbylli turin e audicioneve në qytetet kryesore në Shqipëri, Kosovë Maqedoni dhe Malin e Zi.

Por ju keni akoma dhe një shans të artë për të gjetur dashurinë, e cila po ju troket për herë të fundit.

Nëse për arsye të ndryshme nuk jeni paraqitur në turin që u zhvillua në rrethe, audicionet e PërPurputhen kanë hyrë në fazën finale!

Çdo ditë në orën 10:00 do keni mundësi të vini pranë zyrave të Top Channel në Kashar për te plotësuar formularin ose dhe mund te rezervoni audicionin në numrin e telefonit:

068 20 06 131 ose në linkun e afishuar në faqen e TopChannel në web  http://aplikime.top-channel.tv.

Nga shtatori deri më tani videot e emisionit të sezonit që lamë pas numërojnë 574,286,726 shikime në kanalin e Top Channel në Youtube.

Episodet e plota janë parë e riparë aq herë nga publiku sa në rang global Përputhen renditet në vend të 12 si një ndër fjalët më të kërkuara në Youtube.

Ishte përputhen rinore ajo e cila theu çdo rekord audience dhe më pas autorja Olsa Muhameti solli edhe Përputhen +40 një format ky që theu tabutë për të treguar se dashuria nuk njeh moshë.

Top Channel