Historia shpërthyese e vërtetë e vrasjes dhe hakmarrjes House of Gucci vjen në një ekranizim nën interpretimin e rolit kryesor nga Lady Gaga.

Fituesja e Oskarit do të luajë rolin e socialistes italiane dhe ish-këshilltares kryesore të Gucci, Patrizia Reggiani, e cila u dënua me 29 vjet burg për komplotimin e vrasjes së ish-bashkëshortit të saj, trashëgimtar i perandorisë së modës Gucci, Mauricio Gucci, në 1995.

Filmi i Ridley Scott është përshtatur nga libri i Sara Forden “Shtëpia e Guccit”. Një histori e bujshme e vrasjes, çmendurisë, magjepsjes dhe lakmisë e cila shqyrton ngjitjen, shembjen dhe ringjalljen e dinastisë Gucci pas vrasjes së Maurizios.

Reggiani u keqtrajtua nga një shtypi duke e quajtur atë Vejusha e Zezë, dhe duke e përshkruar atë si një grua të hidhur, lakmitare, të përbuzur që veproi nga hakmarrja dhe inati. Pasi bashkëshorti iI saj e braktisi familjen.

Mauricio Gucci pas humbjeve të përsëritura u detyrua t’i shiste aksionet e tij një grupi investimesh me bazë në Bahrein, për 120 milion dollarë në 1993.

Në kohën e vrasjes së tij, ai jetonte me Paola Franchi, një stiliste me të cilën kishte filluar një lidhje kur ishte akoma e martuar.

Gucci u qëllua tre herë në shpinë, dhe një herë në kokë para se të rrëzohej dhe të vdiste në shkallët e zyrës së tij.
Në vitin 2014, pasi kreu 16 vjet burg. Reggiani u punësua si konsulente dizajni nga firma milaneze e bizhuterive të kostumeve Bozart.

House of Gucci është planifikuar të dalë në treg më 25 nëntor në SHBA dhe 26 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel