Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është shoferi i aksidentit tragjik në Mullet, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes dhe për pasojë vdiq pasagjeri i identifikuar me inicialet O.S. Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore dhe për pasojë u shkaktua vdekja e pasagjerit.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Një tjetër, 38 vjeç, i identifikuar me inicialet O.D. u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 48 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F. K., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA