Situatë kritike në fshatin e thellë të Vlorës, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri. Stakohet linja elektrike për disa minuta

01/08/2021 13:37

Situata kritike nga zjarret është edhe në Kuç, fshati i thellë i Vlorës. Malet përqark janë të pushtuara nga zjarret ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Ndërkohë, si pasojë e rënies së zjarrit në afërsi të NST Kuç, për disa minuta është stakuar linja 35 kV Babicë-Smokthinë, duke lënë pa energji NST Kuç dhe NST Mobile Borsh.

Zonat që u prekën nga ky stakim janë: Borsh ,Lukovë,  Ftere, Qeparo. Grupet e OSSH kanë fikur zjarrin duke penguar përhapjen e tij dhe kanë rikthyer sërish energjinë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA