Një rrugë që mund të çlirojë potenciale të rritjes ekonomike dhe mirëqenies të zonës është e shkatërruar!
Një qytetar shkruan në rubrikën ‘Ti Raporton’ për të përcjellë shqetësimin e tij në lidhje me infrastrukturën rrugore që të çon në parkun kombëtar të Qafë-Shtamës.
Siç duket edhe nga pamjet, kjo rrugë aktualisht është tërësisht e amortizuar dhe shumë e prishur, duke krijuar mjaft peripeci për drejtuesit e automjeteve.
“Rruga është skandal, nuk kanë vënë dorë fare në këtë rrugë”, shkruan qytetari bashkangjitur fotove.
Zona e Parkut të Qafë-Shtamës është e pasur me burime ujore. Uji është përdorur nga komunitetet lokale kryesisht si burim kryesor i uji të pijshëm si dhe të aktiviteteve të tjera të ujit, ujitjes dhe rekreacionit.
Top Channel