Zjarret shkatërrimtare në Turqi që kanë vrarë 4 njerëz, shfaqen në imazhet satelitore (fotot)

31/07/2021 17:24

Më shumë se 70 vatra zjarresh pyjore kanë shpërthyer kësaj jave në provincat turke të Egjeut, Mesdheut, si dhe në rajone të brendshme, teksa 14 prej tyre vazhdojnë të digjen.

Imazhe dramatike satelitore tregonin sot masën e shkatërrimit në brigjet jugore të vendit, ku zjarret kanë vrarë katër njerëz.

Në imazhe shihet që re të mëdha tymi mbulojnë masa të mëdha toke.

Zjarrfikësit po luftojnë për përmbajtjen e zjarreve për të katërtën ditë radhazi teksa dhjetra fshatra janë evakuar.

Disa hotele gjithashtu janë zbrazur në zonat turistike teksa në pamje televizive shiheshin njerëz që largoheshin nëpër fusha teksa flakët u afroheshin shtëpive.

Avionë nga Rusia e Ukraina kanë ndihmuar në luftën ndaj zjarreve, teksa së fundmi ka ardhur dhe një mjet ajror nga Azerbaixhani.

“Sot me ardhjen e avionëve të tjerë, besoj se situata do të marrë një kthesë për mirë,” tha dje Erdogan pas lutjeve të së premtes.

Ministri turk i pyjeve Bekir Pakdemirli tha se zjarret janë përhapur në gjashtë provinca dhe u zotua se do të sjellë para drejtësisë persona që shpallen fajtorë për nisjen e tyre.

Pakdemirli tha se zjarret vazhdojnë në rezortin mesdhetar të Antalya si dhe në provincën turistike të Mesdheut, Mugla.

“Ne shpresojmë të kufizojmë disa prej zjarreve dhe mund të themi se situata po përmirësohet, por zjarret nuk janë ende nën kontroll”, tha ai.

Ndërsa në Greqi 40 vatra zjarri janë parë 224 orët e fundit, të fuqizuara nga erërat dhe temperaturat në ngritje.

Në mesjavë një zjarr i fuqishëm shkatërroi një pyll  pishash në veri të Athinës, i cili dëmtoi dhjetra shtëpi para se të vihej nën kontroll.

Pyja të mëdha pishash u shkatërruan nga zjarret në veriun malor të Libanit, ku të paktën një person humbi jetën.

Në Turqi, Erdogan tha se pesë avionë, 45 helikopterë, dronë dhe rreth 1,080 kamionë zjarrfikës po luftojnë në rreth 1,140 vatra.

FOTO GALERI
2/6
Në imazhe shihet që re gjigante tymi mbulojnë masa të mëdha toke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA