“Politika të rrijë larg!”/ Petro Koçi i përgjigjet Artan Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier!

31/07/2021 14:09

Deputeti që fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, e që pritet të jetë pjesë e kabinetit të ri të qeverisë Rama në shtator, Petro Koçi i është përgjigjur kreut të Kadastrës, Artan Lame.

Ditën e djeshme, Lame kërkoi që politika mos të përfshihet me punët e Kadastrës, një përgjigje kjo që vinte menjëherë pas akuzave të deputetit të zgjedhur Koçi.

“Politika të rrijë larg këtij procesi. Politika të merret me vizionin, drejtimin, komandanti i anijes të komandojë anijen. Ai që ndez dhe mban motorin të punojë që është Kadastra në rastin konkret, le të na lërë të bëjmë punën tonë. Po ngatërruam rolet, anija nuk do të ecë ose do shkojë të përplaset diku. Politika le të rrijë larg këtyre proceseve. Unë vetë si Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës kam çuar dhe po coj dosje për hetim të mëtejshëm me një arsyetim të thjeshtë. Ka dy kategori dosjes, e para mitmarrja, futja e dorës në xhepin e tjetrit dhe e dyta janë problematikat për shitblerje të dyshimta. Kjo kërkon më tepër kohë dhe më e rëndësishme për tu bërë. Bujrum kush të dojë, prokurori apo SPAK të na ndihmojë në këtë proces”, tha Lame.

Në kundërpërgjigjen e tij Koçi thekson se “Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier”, ndërsa shton se politika nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg tyre duhet të qëndrojnë korrupsioni.

Me lutjen për mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në radhë të parë për ndërhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK”, shkruan Koçi në replikën e tij ndaj Lames.

LEXO EDHE: 

Akuzat e Petro Koçit/ Flet kreu i Kadastrës: Politika të rrijë larg! Bujrum SPAK, i kam çuar edhe vetë dosje për hetim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA