Zbulohet ADN-ja misterioze, asimilon genet e të tjerëve!

30/07/2021 16:38

Shkencëtarët zbuluan aksidentalisht një strukturë misterioze ADN-je në një tokë moçalore në Kaliforni e cila duket se është në gjendje të asimilojë genet e shumë organizmave të ndryshëm që gjenden në atë mjedis.

Këto elemente, ata i quajtën “Borgs”, sipas sagës amerikane Star Trek, ku asimiloheshin shoqëri të tjera të përparuara teknologjikisht. Zbulimi i këtyre “Borgs” mund të na ndihmojë të kuptojmë evolucionin e mikroorganizmave, ndërveprimet e tyre brenda ekosistemeve dhe rolin e tyre në mjedis, thonë ekspertët.

Mikrobiologjia Jill Banfield e Universitetit të Berkeley tha për Science Alert se struktura është vërtet e habitshme, dhe përbënë një zbulim me shumë rëndësi. “Jam kaq e ngazëllyer. Gjetëm diçka të çuditshme që lidhet me genomet e mikrobeve”. ka shkruar ajo. Ekipi i studiuesve ishte duke kërkuar viruse që sulmojnë mikrobet anoksike të njohura si arkea, të cilat jetojnë nëpër moçale, por aksidentalisht ndeshën në strukturën e panjohur.

Ata zbuluan se Borgs kishin gene që mund të përmirësonin prodhimin e proteinave, të ndikonin tek nitrogjeni e të nxisnin transferimin ekstra qelizor të elektroneve, proces ky që i nevojitet organizmave për të thithur komponime të tjera veç oksigjenit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA