“Delta” është varianti dominues i Covid 19 në Kosovë, bëri të ditur Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publi
Jakupi në një konferencë për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia tha se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të koronavirusit janë të variantit Delta, raporton Telegrafi.
“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen izolante të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian”, tha ai.
Sipas tij, tashmë ka ndryshuar situata, duke qenë mbizotërues varianti Delta në javët e fundit: “80 deri në 90% të rasteve me Covid 19 janë të variantit Delta”.
Ai tha se ky variant i koronavirusit përhapet shumë më shpejt, e kjo sipas tij do të thotë që mund të preken më shumë njerëz, e rrjedhimisht të ketë më shumë hospitalizime.
Top Channel