Në pamjet e mëposhtme ilustrohen momentet kur kalimtarë dhe shoferë të tjerë bashkohen për të ndihmuar një burrë që pësoi një emergjencë mjekësore teksa ishte në timonin e fuoristradës së tij.
Në pamjet dramatike shihen njerëzit që dalin nga makinat e tyre kur mjeti i bardhë vetëm rrëshket ngadalë në një autostradë në Atlanta, SHBA, ndërsa shoferi brenda tij është me kokën e varur mbi timon.
Pasi arrijnë të ndalojnë makinën, qytetarët dashamirës përdorin mjete të forta duke tentuar të thyejnë xhamat e dritareve për të ndihmuar shoferin në telashe.
Fillimisht ata kërkojnë të zgjojnë shoferin për t’i thënë të ulë xhamin e dritares, por kur ai nuk kthen përgjigje ata nisin të godasin xhamat për t’i thyer.
Disa dëshmitarë të tjerë thanë se fillimisht besonin se shoferët po tentonin të sulmonin shoferin e mjetit.
Pasi arrijnë të thyejnë xhamin, vullnetarët ngjushëllonin shoferin që rrjedhimisht rifiton ndërgjegjien, si dhe kontaktojnë familjen e tij duke i siguruar se po e dërgojnë në spital.
Mes tyre ishte dhe pastori Qua Tucker i cili po kthehej nga shërbesa.
“Ishte bukur të shihje njerëz që bashkoheshin për të ndihmuyar dikë, pa dallim race, seksualiteti apo pikëpamjesh politike. Njerëz që nuk e njihnin fare njëri-tjetrin u bënë bashkë”, tha pastori.
Policia e Atlanta konfirmoi se burri kishte pësuar një emergjencë mjekësore dhe u dërgua në spital.
Top Channel