Prej tre ditësh kishte ngecur në kurth, momenti kur ekipi shpëton ariun e murrmë në Kukës

30/07/2021 15:47

Një ari i murrmë, i cili prej tri ditësh kishte ngecur në Parkun Natyror Korab-Koritnik, u lirua nga ekipi i shpëtimit dhe banorët e zonës.

Organizata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan se një banor i fshatit Xhaferaj në Kukës i kishte lajmëruar për rastin.
Me të mbërritur në zonë, PPNEA, së bashku me AËRT, Four Paës Kosovë, Adzm Kukës e liruan kafshën dhe më pas e mjekuan.

“Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”, kërkojnë hetim për rastin, i cili nuk është i vetmi, pasi ka qytetarë që merren me gjueti të jashtëligjshme, duke cenuar gjallesat e mbrojtura me ligj.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

Postimi i plotë në Facebook:

Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për t’u liruar nga kurthi ku kishte rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.

Ekipi ynë falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel