Mbi 1,400 viktima nga tërmetet në Venezuelë, familjet kërkojnë me dëshpërim të mbijetuarit nën rrënoja
Një inxhinier ndërtimi në Gjermani ka shkaktuar rreth gjysmë milionë euro dëme duke shkatërruar me ekskavator apartamentet e reja luksoze, pas refuzimit të pagesës nga ndërtuesi.
Pamjet shokuese të publikuara në rrjet tregojnë të kontraktuarin që përplas makinerinë e rëndë me fasadën e apartamenteve, pas një debati të nxehur me ndërtuesin, që sipas tij i detyrohej më shumë se 4 milionë euro.
Pamjet tregojnë ekskavatorin e tij që përplas fasadën dhe ballkonet e apartamenteve të reja pasditen e të mërkurës në Blumberg, në jug të Gjermanisë.
Policia rrethoi më pas zonën mes frikave se ekskavatori shkatërrimtar mund të kishte dëmtuar depozitat e gazit.
Dëshmitarët e skandalizuar tregonin se autori ishte larguar më pas me makinën e tij duke lënë valën e shkatërrimit. Më vonë ai u dorëzua në polici.
Në kohën e incidentit në apartamente nuk kishte njeri dhe nuk u raportuan lëndime.
Dëmet e shkaktuara u llogaritën nga policia në rreth 500 000 euro, ndërsa debati kishte nisur për një pagesë të papaguar prej 4.5 milionë euro.
E përditshmja vendase shkruante se shkatërrimi përfundoi vetëm kur u thye krahu hidraulik i ekskavatorit.
Top Channel