Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

29/07/2021 20:27

Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një park industrial në perëndim të Gjermanisë.

Policia tha se nuk mund të japë më shumë detaje derisa të identifikohen viktimat.

Numri total i të vrarëve në incident qëndron aktualisht në pesë. Dy persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur.

Nga shpërthimi u lënduan po ashtu 31 veta.

Policia është duke hetuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në parkun Chempark të qytetit Leverkusen, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Rezultatet e hetimeve priten të premten në mëngjes.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.

Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

Autoritetet, megjithatë, i mbyllën këndet e lojërave për fëmijë në zonë, derisa të dalin rezultatet e hetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA