Plazhi i Spillesë është një nga plazhet më të bukura në bregdetin e Adriatikut, rrethuar nga pishat ai preferohet shumë veçanërisht nga familjarët që gjejnë qetësinë dhe freskinë e shumëdëshiruar në këto ditë shumë të nxehta korriku.

Përshtypjet e pushuesve:

“Kjo është perla e Shqipërisë. E gjithë Shqipëria është perlë.”

“Rëra është e pastër. Bregdeti është i pastër. Fëmijët kanë ku të lozin. Shërbimi është shumë i mirë.”

“Vijmë nga Italia. Këtu ku rrimë është ambjent familjar. Është qetësi dhe më shumë për kalamajtë.”

“Kjo është gjëja më e bukur që nuk janë ngritur godinat dhe nuk janë prerë pishat.”
Përtej kësaj bukurie të natyrës, shqetësim për pushuesit mbetet infrastruktura dhe pastërtia, veçanërisht në brezin e pishave ku mbetjet hidhen vend e pa vend.

“Një vërejtje kam për qendrën. Duhet nga pushteti vendor të ishte rregulluar, asfaltuar që dhe lokalet të shërbejnë pranë një ambjenti sa më të pastër.

“Pastërtia është… Pishat për shembull janë shumë të pista.”

Kësaj situate në plazhin e Spillesë, i shtohet dhe fakti se vetëm pak kilometra më tutje vazhdon të konsumohet krimi mjedisor i hedhjes dhe djegjes së mbetjeve në vendgrumbullimin e paligjshëm të Kazies, një situatë ende e pazgjidhur nga bashkia e Kavajës.

Top Channel