Fotot/ Kush është 30-vjeçari që u qëllua për vdekje nga kushëriri i tij për një ‘copë tokë’

29/07/2021 11:06

Romeo Hasalla u ekzekutua mëngjesin e sotëm, pas nëj konflikti në fis për arsye pronësie, në fshatin Garunjas të Lushnjës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30. Babai i të ndjerit, Shaip Hasalla 65 vjeç dhe 2 vëllezërit Emiljano Hasalla e Laert Hasalla kanë mbetur të plagosur.

Sherri që përfundoi në tragjedi dyshohet se ka ardhur si pasojë e motiveve të pronësisë.
Policia ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA