Këngëtarja Ledina Çelo bëri të ditur në emisionin “Pushime On Top” që së shpejti do të rikthehet në skenë. Ajo theksoi se ka mall për skenën, pasi aty ka nisur jeta e saj artistike.

“Ka shumë fansa, që sa këmbëngulës që janë , ‘o Ledina e dimë që je aktive në Instagram, por na sill një këngë’. Më merr malli, sigurisht që më merr malli për skenën, aty nisa jetën time, gjithçka. Edhe patjetër që do ketë një rikthim sërish.

Jam duke bashkëpunuar dhe shumë shpejt do ketë diçka, mbase edhe një koncert recital. Por këto më mirë t’ia lëmë kohës”, tha Ledina.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel