Protesta kundër vaksinimit të detyruar, në Europë gaz lotsjellës e pompa uji

28/07/2021 14:29

Vende të ndryshme të BE-së po marrin masat, për të nxitur sa më shumë njerëz që të vaksionohen, por gadishmëria për imunizim po bie.

Në fillim, ndaj Brukseli hodhi rrënjë pakënaqësia për ritmet e ngadalta të furnizimit me vaksina, por tani që ato janë me bollëk, njerëzit ngurrojnë t`i marrin. Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim sidomos tani me rritjen e vlerave të incidencës së infeksioneve me variantin Delta të virusit.

 

Në Gjermani diskutimi për imunizim të detyrar vazhdon, ndërkohë që në vende të tjera janë marrë masat. Franca sakaq e ka shpallur nga shtatori vaksinimin e detyrueshëm duke e vendosur atë si kusht për ushtrimin e profesionit.

Gati 160 mijë vetë protestuan atje këto ditë kundër këtyre masave që i shohin ndërhyrje tek te drejtat e individit. Protestat drejtohen edhe kundër certifikatës digjitale të vaksinimit në BE.Greqia gjithashtu ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm. Por edhe atje shpërthyen protesta. Nga shtatori në Greqi hyn në fuqi vaksinimi i detyrueshëm për sektorin e shëndetësisë.

Sipërmarrësve që punësojnë personel të pavaksinuar do t’u vendosen gjoba deri në 200.000 Euro. Kur u miratua ligji përkatës në në mbarë vendin protestuan mijëra vete. Policia përdori gaz lotësjellës dhe pompa të ujit për ta larguar turmën nga territori përpara parlamentit. Në Itali gjithashtu ka pasur protesta kundër „certifikatës digjitale të vaksinimit”. Detyrimi për vaksinimin e personelit shëndetësor në Itali është në fuqi qëe prej muajit mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA