Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të nisë transmetimin më 3 shtator, ndërsa “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e pestë.

Ndërkohë, para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë.

“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

Sezoni i pestë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje” – shkruan Netflix.

 

Top Channel