Këngëtarja e njohur Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe të dashurin e saj ndërsa po shijon pushimet në jug.

Djali i madh i kryeministrit, Greg Rama nuk ka hezituar që të publikojë fotografitë me këngëtaren e famshme dhe babain e saj në një plazh të Ksamilit.

“Kemi mundësi dhe për më mirë @dualipa”, shkruan Greg Rama krahas fotos së shpërndarë në ‘Instagram’.

Dua Lipa mori përsipër të ndërtojë Kopshtin 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Para disa ditësh, u takua me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe ambsadaoren e SHBA Yuri Kim.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel