Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se që nga fillimi i vitit 970 migrantë kanë vdekur në rrugën e rrezikshme përtej Detit Mesdhe për në Evropë.
Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së në Gjenevë tha se të dielën u fundos një varkë që ishte nisur nga Al-Khumsa, Libi, ndërsa janë zhdukur 57 migrantë.
Ai shtoi se peshkatarët dhe Rojet bregdetare kanë shpëtuar 18 persona, ndërsa të paktën 20 gra dhe dy fëmijë janë zhdukur. Dillon thotë se përfaqësuesit e IOM-it në Libi siguruan shërbime shëndetësore, ushqim dhe ujë për 18 persona nga Nigeria, Gana dhe Gambia.
“Kjo tragjedi e fundit vlerësohet të ketë rritur numrin e viktimave në vitin 2021 në rrugën e Mesdheut qendror në 970, duke përfshirë gra, burra dhe fëmijë”, tha Dillon. Ai u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) të tregojnë solidaritet të madh për të parandaluar vuajtjet e migrantëve në Mesdhe.
Top Channel