Reklama me kërkesat super-specifike për qiraxhiun në Dublin, bëhet virale në rrjet (fotot)

27/07/2021 20:16

Reklama e një pronari irlandez për të ndarë banesën e tij me disa qiraxhinj, është bërë virale së fundmi, në rrjet prej natyrës “shumë specifike” të kërkesave për qiraxhiun e fundit.

Në të shkruhej: “Mundësi unike për të ndarë me 3 të tjerë shtëpinë me 4 dhoma gjumi, pranë plazhit të Sandymount, Dublin, me qera të ulët.

“Aktualisht në shtëpi banojnë 1. Pronari (mashkull në të 40-at) i dalë në pension dhe ka pasion kopshtarinë, 2. Braziliane (femër) me profesion teknologji informacioni (20-at) punon nga shtëpia, dhe 3. amerikane (femër) studente masteri IT (20-at) studion nga shtëpia.

“Në fakt besoj se banesa do të përshtatej për një shkrimtar, artist, apo dikë që studion nga shtëpia.

“Ne kërkojmë dikë që është i interesuar për natyrën, kopshtarinë dhe të marrë pjesë në komunitetin tonë të vogël, jo dikë të përfshirë në garën shoqërore të botës moderne, apo që ka një punë jashtë shtëpisë”.

“Qiraja është më e ulet se tregu pasi qëllimi kryesor nuk është komercial por gjetja e personit të duhur që do të sillte energji të mirë në shtëpi”.

“Përgjigjet duhet të përfshijnë një përshkrim të shkurtër të personit tuaj dhe numrin e telefonit”.

Postimi i reklamës në rrjetin Twitter kishte marrë 2,000 pëlqime, edhe pse shumë të tjerë kishin mbetur të habitur për listën e pazakontë të kërkesave.

Ndërsa të tjerë mbronin burrin për faktin që kërkonte të krijonte një mjedis të mirë për veten dhe të tjerët.

Një person i shkruante komentuesve skeptikë: “Vetëm ngaqë nuk ju pëlqen ju thoni se është një maniak? Ky është vetëm një djalë i mirë që po përpiqet të ndihmojnë të tjerët dhe të krijojë një ambjent të mirë për veten, në të njëjtën kohë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA