Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta.
Po a ka dhënë drejtësi, drejtësia e re, thotë DW.
BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde. BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha së fundi se “reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesore e BE. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE“.
Kurse SHBA sheh në një sistem drejtësie me integritet mburojën ndaj korrupsionit që e konsideron “cenim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim për mediet, tha ditët e fundit se “reforma në drejtësi kërkon gjithë mbështetjen, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës.
Në zemrën e kësaj të fundit qëndron Vettingu i gjykatësve dhe i prokurorëve. Deri tani ai ka nxjerrë jashtë sistemit 155 gjykatës dhe prokurorë në bazë të tri kritereve: burimit të pasurisë, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësive profesionale ndërsa 286 te tjerë i ka vlerësuar për të qëndruar në sistemin e Drejtësisë së re.
Vettingu do të vazhdojë me skanimin edhe të rreth 410 gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë. Ndërkohë që sipas DW, drejtësia e re nuk ka arritur tek “të paprekshimit e korruptuar” ne nivele te larta dhe kjo është edhe sfida kryesore për institucionet e reja të drejtësisë në pesë vitet e ardhshme.
Top Channel