“Kam parë shumë gjëra, ato janë traumat e jetës”/ Rrëfimi i Rogert Sterkajt në ‘Flet’ me Ilnisa Agollin: Për një 11-vjeçar… 01/05 09:17
Burak Yoruk është një nga aktorët më të njohur në Turqi. Ai ka luajtur në disa telenovela, të cilat janë transmetuar edhe në kanalet televizive shqiptare.
Pak e dinë se ai është me origjinë shqiptare, madje edhe ata që e kishin dëgjuar diçka të tillë, nuk e besonin.
Por kur ai ndau me 1.3 milionë ndjekësit në “Instagram” një fotografi të tij dhe shkroi në gjuhën shqipe, fansat e kuptuan se ishin të vërteta thashethemet në lidhje me origjinën e tij.
“Djali i nënës”- shkroi aktori në gjuhën shqipe, ku fansat shqiptarë u gëzuan shumë. Kujtojmë se Burak ka zbuluar më herët gjatë një interviste se nëna e tij është me origjinë shqiptare.
Top Channel