Ekskluzive/ Maran hap listën e madhe, rreth 50 ftesa për Kombëtaren, mes tyre 3 lojtarë të Dinamo City 15/09 07:30
Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë. Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.
Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshilët kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.
Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha.
Top Channel