Në një intervistë për “Pushime On Top”, bukuroshja nga Mirdita, Adrola Dushi foli për jetën e saj si nënë beqare, marrëdhënien me të birin dhe planet e së ardhshmes për sa i përket familjes.

E pyetur nga moderatori, Flori Gjini nëse e sheh veten të martuar, Adrola u përgjigj: “Familja është gjëja më e bukur dhe e shenjtë për mua dhe për shumë njerëz. Nëse ke familjen të mbledhur , të konsoliduar, të lumtur, mendoj se çdolloj gjëje shkëlqen më pas”.

Flori Gjini: E mendon një zgjerim të familjes tënde në të ardhmen?

Adrola: Sigurisht që po. Troi kërkon non-stop një vëlla dhe motër. ‘Një vëlla dhe një motër o ma’.

Flori Gjini: Ti çfarë i thua?

Adrola: Kur të vijë momenti o ma, kaq (qesh).

Top Channel