Ylli i muzikës, Dua Lipa qëndroi për pak ditë në Shqipëri, duke marrë vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre botërore.

Emisioni “Pushime On Top” arriti që të realizonte një intervistë të shkurtër me këngëtaren, ku një prej pyetjeve që ju drejtuar yllit ishte: “Ke menduar të bësh pushime në Shqipëri?”

“Po, si jo. Ndoshta e zgjas pak këtë vizitë që të shoh edhe disa vende në Shqipëri”, u shpreh Dua.

Ndërsa, e pyetur nëse ‘ka menduar të xhirojë ndonjë klip në Shqipëri’, Dua u përgjigj: “Ndoshta, s’kam menduar, kështu që nuk e di njëherë, por kisha pas dëshirë”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel