Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gurrë e Vogël në Klos, ku një 47-vjeçar është gjetur i vrarë nga një drru ose shkop dhe të dyshuarat kryesore janë gruaja dhe vajza e tij.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në sallat operative të policisë Mat mbërriti një telefonatë se në banesën e viktimës po ndodhte një konflikt në familje. Më pas kanë shkuar forcat e policisë, ku kanë hasur rezistencë nga ana e gruas, e cila nuk e hapte derën.
Ylber Lezi është gjetur i pajetë dhe me shenja dhune në trup, ndërsa në polici janë shoqëruar Mine Lezi, dhe vajza e tyre Aida Lezi si të dyshuarat kryesore në vrasje.
Në rrugë jo zyrtare dyshohet se e ka vrarë vajza e tij, por akoma nuk është vërtetuar.
Top Chanel ka mbërritur në vendngjarje, duke siguruar pamje të shtëpisë së tyre, e cila është e ndërtuar me gurë dhe zona është e thellë me pak banesa.
Komshiu që lajmëroi policinë është shprehur se viktima ishte përdorues i alkoolit, bashkëshortja me probleme mendore dhe vajza në depresion.
Ata kishin probleme ekonomike dhe jetonin me një ndihmë prej 6 mijë lekësh të reja.
“Nuk e dimë se si ndodhi por dëgjuam zhurmë, dolëm jashtë pamë që dera ishte e mbyllur, nuk hymë dot dhe telefonuam policinë, ora ka qenë 10 pa pak dhe në 10 e gjysmë erdhi policia. E kemi komshi, ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja me probleme mendore, vajza në depresion për gjendjen ekonomike mblidhen të gjitha ato. Energjinë elektrike ia patëm lidh para pak ditësh, e shkatërruan nga gjendja mendore, shteti ka dhënë ndihmë ekonomike 60 mijë lekë ata nuk kanë qenë kuruar me ilaçe. Ai ishte godit me sende në kokë, me dru ose tullë, se kanë qenë mbrëmë prokurori. Gjysmë ore ka nejt i vdekur”, tha komshiu.
Njoftimi i policisë Klos:
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë. Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç. Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.
Top Channel