“Kam një lajm emocionues…”/ Dua Lipa rrëfen sekretet e “Sunny Hill Festival” për “Pushime On Top”

26/07/2021 19:05

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bëri të ditur për “Pushime On Top” se “Sunny Hill Festival” do të mbahet në vitin 2022 dhe premtoi që do të ketë shumë surpriza.

Ajo theksoi se do jenë të ftuar artistë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe shqiptarë.

“Si çdo vit, do kemi artistë ndërkombëtarë dhe të vendit. Kjo është një pjesë shumë e madhe e festivalit në përgjithësi, sepse kemi qejf ne që edhe artistët ndërkombëtarë të vijnë t’i shohin artistët që ne kemi. Ajo është shumë domethënëse për ne. Kush do vijë, po mendoj vitin 2022, nuk mundem ta zbuloj.

Ajo është sekret, kemi qejf me i mbajtur surprizat deri në moment të fundit. Por, kam një lajm shumë emocionues, do ketë surpriza”, tha Dua Lipa për “Pushime On Top”.

Në lidhje me festivalin, i ati i këngëtares, Dukagjin Lipa shtoi: “Ajo që mund t’u themi është se në vitin 2022 presim që festivali të jetë 4 ditor”.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel