Interi po ndërmerr hapa konkretë për të veshur me ngjyrat ziklatër mesfushorin e Cagliarit, Nahitan Nandez. Nëse ditët e fundit Marotta kishte deklaruar se me klubin sard nuk kishin nisur bisedimet, duke lënë të kuptohet gjithsesi se interesim për lojtarin në fjalë ishte konkret, në takimin me drejtuesit e Cagliarit Interi ndërmori hapat e parë për të gjetur një marrëveshje.

Futbollisti uruguaian mund të transferohet te Interi në një marrëveshje që do ta bente Radja Nainggolanin përfundimisht futbollist të Cagliarit.

Interi po synon huazimin me të drejtën e blerjes së Nandezit, ndërsa klubi kuqeblu është i gatshëm të flasë për këtë vetëm për huazim për një shumë të kushtueshme, duke u përpjekur të stimulojë blerjen e futbollistit për 30 milionë euro.

Top Channel