Burime jozyrtare bëjnë me dije për Top Channel se ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila ndodhet në Londër, ka firmosur një marrëveshje për transferimin e të burgosurve.

Kjo marrëveshje mundëson transferimi legjitim të shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë se Bashkuar për në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri, për të kryer pjesën tjetër të dënimit si dhe transferimin e shtetas britanikë të burgosur në Shqipëri në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar duke mundësuar mirëqenien e të burgosurve dhe riintegrimin eventual në shoqëri në vendin e tyre të origjinës ku ato mund të kontaktojnë familjet e tyre.

Problemi kryesor është ndryshimi i procedurës se transferimit në të dy vendet nisur nga fakti që për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga National Offender Management Service përderisa transferimi kryhet vetëm në baze të urdhrit për transferim, me të cilin kërkohet vazhdimi i dënimit (pa njohje nga gjykata) , ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor për të cilin Kodi i Procedurës Penale Shqiptare parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.

Në disa raste pozita juridike e subjekteve pas njohjes së vendimit britanik rezultoi e rënduar për shkak të njohjes pa konvertim të dënimit (të vijimit të dënimit) ose të mosllogaritjes së periudhës së vuajtur të dënimit.

Për këtë arsye nga ana jonë me autoritetet britanike janë zhvilluar nga viti 2014 e ne vijim disa tryeza të rrumbullakëta me gjyqtarë e prokurorë për të evidentuar problematikat e hasura prej tyre dhe nevojat për ndryshim të marrëveshjes aktuale për të evituar problematikat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA