Një  65-vjeçar është arrestuar, ndërsa një tjetër është vënë nën hetim pasi ndërtuan një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Sipas policisë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedural për E.M., 65 vjeç dhe D.Z., 60 vjeç

Peqin

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin,  arrestuan në flagrancë shtetasin: E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA