Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë pas karrigeve të djegura nga protestuesit
Dy të rinj, të moshës 23 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia e Elbasanit sepse u kapën me kanabis në makinë.
Bëhet fjalë për djalin e Azem Hajdarit dhe Ergi Gjumsin, të cilët u shoqëruan ditën e djeshme në komisariat pasi u kapën me 5 doza të vogla kanabis teksa po lëviznin me mjetin tip “Audi” në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti”, njoftoi policia. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtuesi i mjetit ishte Ergi Gjumsi, ndërsa djali i Azem Hajdarit që mban të njëjtin emër si i ati ishte pasagjer në mjet së bashku me 19-vjeçaren, e cila është identifikuar me inicialet S.M.
Kujtojmë se ditën e djeshme, djemtë ishin të shoqëruar edhe nga një 19-vjeçare, e cila mesa duket është lënë e lirë.
Top Channel