Shkodra e viteve ’40 në foto! Hapet ekspozita me 80 fotot e papublikuara të Pjetër Rraboshtës

24/07/2021 15:27

Shkodra e viteve 40, erdhi përmes 80 fotove të publikuara për herë të parë të fotografit Pjetër Rraboshta.

Ekspozita e çelur në fototekën “Marubi” sjell jetën artistike, kulturore, sportive por edhe ngjarjet e ndryshme të atyre viteve.

Të shumtë janë sot qytetarët e Shkodrës, që gjejnë fëmijërinë e tyre te fotot e Rraboshtës.
Në imazhet e Pjetër Rraboshtës është një pjesë e konsiderueshme e historisë së qytetit dhe zonave përreth prandaj fondi i tij me 16.196 poza të shkrepura në film ruhet në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA