Shkarkohet gazetarja gjermane që u kap duke ‘u njollosur me baltë’ teksa raportonte për përmbytjet (foto-video)

24/07/2021 17:46

Një gazetare është pezulluar nga puna në Gjermani pasi u filmua duke njollosur veten me baltë gjatë raportimit të përmbytjeve, për të pretenduar se po ndihmonte për katastrofën.

39 vjeçarja Susanna Ohlen, ishte filmuar në video duke u “bërë pis” me baltë teksa raportonte nga qyteza e shkatërruar e Bad Munstereifel, në rajonin North Rhine-Westphalia, teksa në të gjithë vendin 177 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet katastrofike.

Gazetarja po raportonte për rrjetin RTL, në një artikull me titull : “Pastrimi pas përmbytjeve: prezantuesja e RTL jep ndihmën e saj në Bad Munstereifel”.

Por një kalimtar shpërndau pamjet në rrjetet sociale, ku gazetarja shihet që merr ca baltë nga toka dhe e fshin në fytyrën dhe rrobat e saj para se të nisë raportimin.

Pas zemërimit të gjerë online, RTL hoqi artikullin nga rrjeti dhe nisi procedurat disiplinore ndaj Ohlen, e cila edhe ajo kërkoi ndjesë për ‘gabimin serioz’.

Rrjet shkruante: “Qasja e gazetares duket qartë që bie në kundërshtim me parimet e standardet tona. Prandaj kemi dhënë jele mungesë për personin në fjalë menjëherë pasi morëm njoftimin”.

Zonja Ohlen publikoi një deklaratë në faqen e saj në Instagram ku i shkruante rreth 40,000 ndjekësve të saj: “Pasi kisha ndihmuar privatisht në rajon për çështjen e përmbytjeve, më vinte turp të dilja para kamerave dhe grupeve të tjera të ndihmës me rroba të pastra. Nuk u mendova shumë dhe njollosa pak baltë  në rrobat e mia.”

“Por si gazetare nuk duhet ta kisha bërë. E bëra si një person që ndjen vuajtjen e të prekurve. Më vjen keq”.

Zonja Ohlen shihet në kamera e veshur me një këmishë bu, bluzë të bardhë, kapele e cizme. Teksa është me kurriz nga kamera ajo përkulet dhe merr baltë nga toka për të njollosur rrobat dhe fytyrën, më pas kthehet nga kamera dhe nis raportimin.

Ohlen besohet se punon në  RTL prej vitit 2008 dhe ka prezantuar disa programe të njohura për rrjetin si  ‘Good Evening RTL’, ‘Good Morning Germany’, ‘Point 12’.

FOTO GALERI
1/4
39 vjeçarja Susanna Ohlen, ishte filmuar në video duke u “bërë pis” me baltë teksa raportonte nga qyteza e shkatërruar e Bad Munstereifel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA